
Cila është mënyra më e mirë për të shkarkuar stresin e akumuluar? Të marrësh një shkop e të shkatërrosh plotësisht dhomën. Ky është “anti-stresi” më i ri i quajtur “Rage Room”, ose “Dhoma e Inatit”, ku bëhet realitet një nga ëndrrat e fshehura të shumë njerëzve.
Faë shpenzimit të vetëm pak eurove, në qytetin e Novi Sadit është e mundshme të zgjedhësh tipologjinë e dhomës (zyrë, apo shtëpi), përbërjen e saj me një mori sendesh për t’u shkatërruar sipas shijes e madje edhe armën e preferuar. Me vendosjen edhe të muzikës si alternativë, për të shfryrë plotësisht dufin sipas ritmit.